Dielli duhet të jetojë, prindërit përgjërohen!

Dielli është vetëm 1 vjeç por në vend të lodrave dhomën e tij (në spital) e ka plot me aparatura që e mbajnë në jetë.

Familja nga Istogu i Kosovës ka emigruar në Suedi dhe 4 muaj më parë ka aplikuar për të marrë azil.

Prindërit thonë se në Kosovë djali i tyre nuk mund të marrë mjekimin e duhur. Doktorët hoqën dorë nga ai dhe prindërit e dëshpëruar u detyruan të largoheshin drejt vendit nordik.

Historia e Diellit të vogël është publikuar në mediat suedeze pasi të martën (3 shtator) 8 parti parlamentare u takuan për të diskutuar azilin humanitar. Prej 2016 Suedia sa vjen e shtrëngon dhënien e azilit. Por familja nga Istogu shpreson të mos e dëbojnë.

Prindërit thanë për TV suedez se nëse do të kishin jetuar ende në Kosovë, djali i tyre nuk do të ishte më në këtë jetë…

Loading...