Digjet banesa në Kolonjë, humb jetën 89-vjeçari

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Podë të Kolonjës.

Mësohet se si pasojë e zjarrit, ka ndërruar jetë 89-vjeçari Vangjel Rusta.
Banesa ku jetonte i moshuari ishte shumë e vjetër. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e rënies së zjarrit, por dyshohet të jetë amortizimi i rrjetit nga ndonjë shkëndijë elektrike ose për shkak të zjarrit, me të cilin ngrohej 89-vjeçari.
Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Loading...