Digjet banesa në Pukë, humbin jetën në gjumë burrë e grua

E hena ka nisur me nje ngjarje e rëndë në Pukë, ku burrë e grua kanë humbur jetën pas rënies së zjarrit në banesën ku jetonin.

Petrit dhe Dava Ndoj 46 dhe 35 vjeç kane qene ne gjume ne katin e dyte te baneses ku ra zjarri.

Sipas të dhenave para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Breg rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Në banesë kanë qenë katër fëmijët dhe gjyshja, të cilët kanë arritur të shpëtojnë nga flakët.

Policia dhe forcat zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit pasi ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Pukë/Informacion Paraprak

Me datë 08.04.2019, rreth orës 03.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit

Loading...