Digjet gjatë natës lokali në Vlorë

Një zjarr ka rënë në orën e para të mëngjesit në një lokal në pronësi të K.SH. në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Policia njofton se për pasojë është djegur pjesërisht lokali, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor po heton për shkaqet.

Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të medha materiale. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...