Digjet makina e anëtares së KZAZ në Konispol, informacionet e para

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Konispol, ku një makinë është djegur në fshatin Shalë.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Koladiana Lala.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 14 majit në fshatin Shalës, ku furgoni ‘Mercedes Bens’ ngjyrë e bardhë, pronë e shtetasit Arben Murto është djegur gjatë mesnatës.

Mjetit i është vënë zjarri përpara dyqanit. Arbeni është bashkëshorti i Eranda Murto anëtare e KZAZ nr.92 bashkia Konispol nga PS.

Sipas policisë zjarri është klasifikuar i qëllimshëm dhe kanë nisur hetimet. Dhe për të gjetur autorin

Loading...