Digjet makina e kryetarit të FRPD

Makina e kryetarit të FRPD-së Durrës, Ndrec Pjetri është djegur ditën e sotme në qytetin e Durrësit në lagjen e quajtur Sektor Rinia.

Forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin por nuk kanë mundur të shpëtojnë makinën.

Në pamje dallohen forcat zjarrfikëse teksa shuajnë zjarrin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.

Vetë Ndec Pjetri ka pranuar se ngjarja ishte aksidentale dhe se nuk ka lidhje me zjarrvënie të qëllimshme.

Loading...