Shefit të paraburgimit të Vlorës i djegin automjetin në rrethana të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Hajro Cakërri” ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Sipas të dhënave të mbledhura nga hetuesit deri tani mësohet se automjeti me targa AA 091 NB ka qenë i parkuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Dy persona dyshohet se janë afruar dhe kanë thyer xhamat e mjetit duke hedhur lëndë djegëse brenda makinës të cilës më pas i kanë vënë flakën.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkakun e sulmit ndaj pronës së drejtuesit të paraburgimit në Vlorë./lajmifundit.al
Loading...