Mjetit i është hedhur lënde djegëse benzinë sipas dyshimeve të para, ndërsa fillimisht ka marrë flakë motorri dhe më pas kabina e mjetit. Nga flakët ështe prekur edhe një mjet tjeter tip ford. Mjeti tjetër është dëmtuar në pjesën e pasme te tij. Ndërkohë sa i përket kamiocinës me targë VL 0463 D bëhet me dije se është hera e dytë që i vihet zjarri.
Pronari i mjetit Rushit Myrto Imeri dyshon se rasti ëdhtë i përsëritur ndërsa herën e parë i janë djegur gomat. Pronari kërkon zbardhjen e ngjarjes ndërsa e përdorte për punë për mbetje plastike
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tjetër zjarr ka ndodhur në Vlorë. Rreth orës 00:23 një banesë një-katëshe e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Banesa ndodhet në lagjen Pavarësia në afërsi të portit.