Digjet pallati i ish-kryetares së bashkisë në Pogradec

Kati i pestë i një pallati në Pogradec ka marrë flakë diten e sotme, duke shkaktuar panik te banorët.

Zjarri ka rënë në katin e fundit, teksa çatia është përfshirë e gjitha nga flakët.

Ndërkohë, tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse.

Pallati ndodhet në qendër të qytetit dhe banesa në flakë është në pronësi të ish-kryetares së bashkisë, Elida Canka.

Loading...