Nje makine luksize eshtë djegur gjatë natës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” ndersa automjeti i perket nje shtetasi te hetuar nga policia gjate operacionit OFL.
Porsche me targa AA 007, ka qenë në pronësi të shtetasit, Elis Bahushi, një emër i njohur për qytetin e Elbasanit. Ndonëse shërbimi zjarrfikës ndërhyri për të shuar zjarrin, makina u shkrumbua totalisht.
Pak kohë më parë ndaj Bahushit, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarr ka qenë i qëllimshëm.