‘Digjet’ raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit/ Mblidhet komisioni i ligjeve, Vasilika Hysi tregon hapat e radhës

Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president.

Vasilika Hysa në fjalën e saj u shpreh se raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim.

‘Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës.

Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Hysi.

Loading...