Dikur bëri bujë me linjat s*ksi, nuk do ta besoni se çfarë profesioni ka tani këngëtarja

Të gjithëve na kujtohet Shota Baraliu, këngëtarja dhe aktorja s e k si nga Kosova, e cila disa vite më parë, bëri bujë për karakterin e saj pa komplekse.

Ajo ka tre vite që është shkëputur nga skena dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se tani është bërë trajnere fitnessi.

“Ta tregoj të drejtën ti habitesh edhe vetë. Unë kam ushtruar me një trajnere personale dhe ajo e kishte rrogën 3mijë e 500 euro dhe thash pse mos t’ja nis edhe vetë. Kam vetëm disa muaj që jam licenuar por shpresoj të jem mirë. Sepse artisti këtu nuk vlerësohet dhe thash pse mos ta provoj këtë punë. Unë mendoj që çdo femër duhet të sprovoj veten me punë që mund të bëjë. Unë punoj edhe në shtet në marketing.

Profesioni im si aktore, nuk e ndërroj me asnjë tjetër. por sigurisht edhe si trajnere më pëlqen, më ndihmon shumë se ke të bësh me shumë njerëz. Pse jo, dua të kem edhe një palestër timen në të ardhmen vetëm me femra”, tha Shota.

Më tej, këngëtarja zbuloi arsyen u zhduk nga skena. Me shaka, ajo tha se gjeti burrë, por e la.

“U zhduka nga skena prej tre vitesh, gjeta burrin dhe e lash. Tani jam rikthyer në aktrim, gjithashtu me një emision në televiziv. Kam një vit që e kam dorëzuar, por shpresoj vitin që vjen të jem në televizion. Se tani po merrem me një projekt tjetër”, shtoi Shota./abcnews.al

Loading...