‘Dikush donte ta hiqte qafe’, mediat greke: Dyshohet se gazetari u vra nga killera me pagesë

Gazetari grek, i cili u vra një ditë më parë është qëlluar me dhjetë plumba. Sipas mediave greke, nga autopsia rezulton se Giorgos Karaivaz kishte dy plagë në kohë, gjashtë në gjoks një në qafë dhe një plagë në dorë.

Hetimet për vrasjen vazhdojnë, ndërsa dyshimet e para flasin për një vrasje me pagesë për shkak të detyrës. Megjithatë gazetari kishte deklaruar se nuk ndihej i kërcënuar dhe për këtë arsye nuk kishte as mbrojtje policore.

Nga mënyrë si është ekzekutuar gazetari, tregohet se autorët kanë dashur që ai të mos ishte më i gjallë.
Vrasja

Paraprakisht dyshohet se gazetari është ekzekutuar me armë selenciator. Mësohet se autorët, dy burra kishin hipur në një skuter dhe kishin vendosur një pritë dhe i kishin zbrazur një karikator.

Në skenën e krimit, u mblodhën 17 gëzhoja që po transportohen në laboratorët e forenzikës. Rezultatet e provës paraparake të autoriteteve do të tregojnë nëse arma e vrasjes ishte përdorur në një akt tjetër kriminal në të kaluarën. Sipas dëshmive, vrasësit e George Karaivaz nuk i kishin përdorur kapuç.

Sipas informacionit të parë, viktima u gjet e shtrirë me fytyrë poshtë, me kokën e varur jashtë makinës, në parkun afër shtëpisë së tij. Sipas dëshmive të para, autorët kishin veshur rroba ushtarake.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, që ia kanë mbathur nga skena e krimit duke u larguar me motor. Efektivët po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë dhe po marrin në pyetje njerëz që mund të kenë informacione mbi ngjarjen.

Loading...