Diplomati i BE-së: “Parisi po luan me zjarrin në Ballkan”

Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën në mbledhjen e sotme në Luksemburg që të kishin unitet për çeljen e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipërinë dhe Maqedoninë duke e shtyrë vendimin final për të premten.

‘Financial Times’ shkruan se mes ministrave të jashtëm të BE-së ka pasur debat të fortë në mungesë të konsensusit.

Vendimi për dy vendet ka përçarë edhe vetë unionin, pasi pjesa dërrumuese e vendeve të BE-së janë pro hapjes së dritës jeshile, por Franca është kundër duke kërkuar më parë që familja Europiane të reformohet përpara se të zgjedhoret, ndërsa Holanda ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, por që është rrëzuar.

“Shumë vende anëtare dëshirojnë të fillojnë procesin e pranimit për Shkupin dhe Tiranën, si pjesë e një beteje strategjike për Ballkanin Perëndimor.

Por kundërshtimet franceze kanë krijuar tensione të ashpra mbi qëndrimin e bllokut në një rajon të rrethuar nga vendet e BE në të cilat fuqitë rivale përfshirë Kinën, Rusinë dhe Turqinë po luftojnë për të pasur ndikim’ thotë FT.

“Francezët po luajnë me zjarr” tha një diplomat i BE nga grupi i shumicës që mbështet fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet, shkruan më tej Financial Times.

”Kjo mund të kërcënojë stabilitetin e rajonit. Është një gjë shumë serioze” vijoi ai më tej.

“Shpresojmë që në fund Franca të përmbushë aspiratat e saj të udhëheqjes evropiane dhe të bashkohet me konsensusin e BE për Maqedoninë e Veriut” tha një zyrtar nga një shtet tjetër anëtar. Vendimi do të merret ditën e premte në samitin e liderëve të BE-së.

Loading...