Disa këshilla si të mbrohemi nga i nxehti Afrikan

Të gjithë e dinë se në ditët e nxehta problemet shëndetësore të njerëzve shtohen. Kjo ndodh për shkak të pakujdesisë së tyre dhe kënaqësisë së ditëve me diell në plazh.

Për këtë arsye, mjekët japin disa këshilla dhe rekomandime që të gjithë njerëzit duhet t’i ndjekin me rigorozitet, sidomos kategori të caktuara.

Mos dilni gjatë orëve më të nxehta

Nuk duhet të dilni gjatë orëve të nxehta, që është nga ora 11 deri në 18. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit. Nuk duhet të frekuentohen qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i ozonit rritet për shkak të makinave dhe industrisë. Gjatë valëve të nxehta, vlerat e këtij gazi ndotës shpesh tejkalohen dhe shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës, sidomos për njerëzit me sëmundje respiratore ose astmë.

Mos bëni sport gjatë orëve të nxehta

Ne duhet të shmangim aktivitetin fizik në ajër gjatë orëve më të nxehta të ditës, jo vetëm nga atletët amatorë, por edhe nga atletët profesionistë.

Kujdes ndaj veshjeve

Është e domosdoshme të vishen veshje të lehta dhe të rehatshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë: veshje prej pambuku ose prej liri.

Jashtë shtëpisë është gjithashtu e nevojshme të mbroni kokën nga rrezet e diellit duke mbajtur kapele syze dielli.

Mos harroni kremin mbrojtës

Është e rëndësishme të mbroni lëkurën nga djegia e diellit duke përdorur krem me një faktor të lartë mbrojtës.

Kurrë mos lini dikë në makinë, madje edhe për një kohë të shkurtër

Kurrë mos i lini fëmijët apo kafshët në makinë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, nëse makina është e parkuar në diell. Në qoftë se merrni një makinë që ka qenë e parkuar në diell, së pari, hapni dyert në mënyrë që të freskohet vendi, dhe pastaj filloni udhëtimin me dritare të hapura ose përdorni sistemin e kondicionimit të makinës për të ulur temperaturën e brendshme.

Freskoni shtëpinë

Tregoni kujdes ndaj ushqimit, mundohuni të hani ushqime të freskëta, të bëra në shtëpi dhe shmangni ushqimet e blera jashtë. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, shmangni pijet alkoolike. Mos hani shumë, hani disa herë dhe në sasi të vogla.

Loading...