Nga Edi Oga
Disa mendime, dyshime dhe bindje të miat mbi Covid-19.
1. Virusi ka qarkulluar në Shqipëri përpara sesa këtë të na e bëjnë të ditur.
2. Numri i personave që e kanë kaluar infeksionin pa shenja, është tepër i madh.
3. Ne shqiptarët, për një ose më shumë arsye, kemi një mbrojtje natyrale më të shprehur sesa popuj të tjerë.
4. Izolimi i fortë ishte i vlefshëm. Tani na duhet një strategji dalje inteligjente.
5. Virusi është krijuar/modifikuar në laborator.
6. Nuk ka akoma asnjë ilaç që e lufton direkt virusin.
7. Vaksina më duket ‘hallvë e ftohtë’.
8. Personalisht mendoj se e kam kaluar pa e ditur në ditët e para të Marsit me pak shenja.
9. Në verë virusi do ‘të thahet’.
10. Vjeshtën dhe dimrin që vjen, coronavirusi do të rikthehet, por nuk do të përbëjë më problem serioz. Në Shqipëri akoma më pak.
11. Maskat kanë njëfarë efekti mbrojtës. Dorezat jo.
12. Media dhe politika janë përgjegjës më të mëdhenj për ankthin dhe frikën sesa vetë virusi.
13. Pas 3 vitesh, jeta tek ne do të kthehet tërësisht siç ka qenë përpara shpërthimit të epidemisë.
14. Asnjë shkencëtar, kërkues, mjek, nobelist, në këtë moment, nuk mund të japë informacion që mund të pranohet pa mëdyshje.
15. Këto më lart janë mendime, dyshime dhe bindje të miat, të krijuara nga informacion kryesisht i bazuar në gjysëm të vërteta, sepse të vërtetat mbi coronavirusin nuk janë ende në posedim të njerëzimit. Kjo e fundit është e vetmja bindje në këtë listë.