Disa nga profesionet që pritet të kërkohen më shumë gjatë vitit 2021

Të parashikosh zhvillimin ekonomik në një situatë të jashtëzakonshme siç është pandemia është e vështirë, megjithatë ekspertë të fushës, nisur nga eksperienca e tyre, por edhe nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën, mund të ndihmojnë për të kuptuar pak më mirë situatën.

Në një artikull të publikuar në Monitor.al, Erald Pashaj, drejtor i EPPC – një zyrë konsulence e krijuar për të mbështetur kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe Kosovë për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore – është i idesë se pandemia do ndikojë te disa sektorë.
Në kategorinë e parë ai vendos sektorët që do të rriten gjatë vitit 2021

1. Ndërtimi: Inxhinierë ndërtimi, kontruktorë, teknikë, punëtorë gipsi, elektriçistë, hidraulikë etj.

2. Teknologji e informacionit: zhvillues, mirëmbajtës rrjeti, siguri informatike etj.

3. Kujdesi shëndetësor: mjekë, infermierë, terapistë, laborantë, inxhinierë etj.

4. Punë në distancë: tele-operatorë, rezervues online, hedhës të dhënash, kujdesi ndaj klientit etj.

Në kategorin e dytë janë sektorët që pritet të kenë rimëkëmbje të shpejtë pas qershorit të këtij viti

1. Turizmi

2. Hoteleria

3. Gastronomia

4. Fasonet

5. Shpërndarja dhe shitja me pakicë e produkteve ushqimore dhe pijeve

6. Transporti tokësor dhe detar

Në kategorinë e tretë janë të gjithë sektorët e tjerë

Sektorë të tillë si shërbimet financiare, telekomunikacioni, industria nxjerrëse dhe përpunuese, karburantet, prodhimi, shitja me pakicë e produkteve jo-ushqimore, media, logjistika, shërbimet profesionale, konsulenca, etj, që priten të reflektojnë ndryshimet e kohës në lidhje me sfidat e tyre me tregun, dixhitalizimit, mbrojtjen e mjedisit, energjinë e gjelbër, apo risive në industrinë ku operojnë, pavarësisht pandemisë nuk do të kenë ndikime të ndjeshme gjatë 2021.

Loading...