Disa të ndaluar në lidhje me ek.zekutimi e ish-efektivit në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndaluar disa persona në lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Arben Bilali. 50-vjeçari Bilali ka rreth 20 vite që është larguar nga radhët e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij aktualisht është punonjëse në drejtorinë e Tiranës.

Hetimet për vrasjen janë përqendruar në atë të hakmarrjes, për shkak të të kaluarës dhe atentateve që kanë pasur shënjestër familjarët e tij.
Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, njëra prej të cilave ka kapur edhe lëvizjet e autorëve.

Hetuesit po insistojnë më shumë tek një person i ndaluar rreth të 30-ve. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur përgjatë zonës dhe dyshohet të jetë i përshirë në atentat. Ish-efektivi i policisë prej kohësh i druhej një atentati.

Pjesën me të madhe të kohës e kalonte në banesë, e cila monitorohet nga kamera të shumta sigurie, shkruan GSH.
Ai u qëllua brenda automjetit tip “Hyundai”, ndërsa ka qenë i ulur në sendiljen e pasme. Atentatorët që lëviznin me një automjet tip “Benz”, të maskuar dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku nga pjesa e pasme e makinës.

Ndaj 50-vjeçarit u derdhën 14 plumba. Krimi ka ndodhur pranë vendit ku u vra edhe i vëllai i viktimës, rreth 9 vite më parë.

Arben Bilali

Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010. Vëllai i 50-vjeçarit sapo ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte si emigrant, kur u qëllua me 4 plumba pistolete, teksa ishte ulur në një nga lokalet në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Leonard Bilali u transportua asokohe me shpejtësi në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve që kishte në trup dhe në kokë.

Përplasja mes “të fortëve”

Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali (dyshohet si pjesë e bandës së Selitës) ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasuar me disa atentate të përgjakshme. Hakmarrja mes dy gupeve ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur

Loading...