Disa thënie të veçanta për femrat e forta

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie të veçanta për femrat, sidomos për ato të fortat.

“Femrat e forta nuk luajnë viktimën, nuk e justifikojnë veten dhe nuk ia drejtojnë gishtin e tyre tregues askujt. Ato qëndrojnë të forta dhe bien dakord me situatat që u prezantohen”. – Mandy Hale

“Femrat me muret më të forta dhurojnë dashuritë më të mëdha”. – r. h. Sin

“Një femër që hap zemrën e saj të lënduar për të të dashur ty, është më e guximshme se çdo person që do takosh”. – Steven Benson

“Kur femrat mbështesin njëra tjetrën, gjëra të mrekullueshme fillojnë të ndodhin”. – Anonim

“Femra që nuk kërkon vlerësime nga askush, është personi më i frikshëm në planet”. – Mohadesa Najumi

“Mbaji takat, kokën dhe standardet e tua të larta”. – Coco Chanel

“Ti mund ta lëndosh atë, por do të jetë e përkohshme. Ajo di të dashurojë, por di të dashurojë edhe veten e saj dhe nëse e kalon kufirin dhe asaj i duhet të vendosë, dije se do të humbasësh”. – JmStorm

“Një femër e fortë është një femër e vendosur për të bërë gjërat që të tjerët nuk i bëjnë dot”. – Marge Piercy

“Bëhu një vajzë e zgjuar, një femër me prezencë dhe një zonjë me klas”. – Anonim

“Femra më e rrezikshme nga të gjitha është ajo që refuzon të mbështetet tek fuqia jote për ta shpëtuar, sepse ka fuqinë e saj që mund ta shpëtojë”. – r. h. Sin

Loading...