Disa ushqime që duhet të konsumohen gjatë ditëve të nxehta

Mungesa e apetitit, shumë pak gjumë, ndjenja të plogështisë – shpeshherë temperaturat e larta nuk na shkojnë përshtati.

Por, duhet që t’i marrim masat paraprake gjatë vapës së madhe. Nutricionistja, Kerry Torrens ka shpjeguar se si temperatura e trupit punon krahas të nxehtit.

Sa ujë duhet të pimë?

Në ditët e zakonshme, duhet të pimë 6-8 gota ujë. Mirëpo, ka një lajm të mirë, në këtë pjesë mund të pimë edhe qumësht, pije pa sheqer, çaj, kafe, por, kujdes!

Sepse pijet me kafeinë e kanë efektin anësor të urinimit, gjë që ju qon deri tek humbja e lëngjeve, pra Kerry ka sugjeruar që të konsumojmë sa më pak pije me përmbajtje të kafeinës. Gjithashtu në këtë kategori hyjnë edhe pijet nga pemët e shtrydhura, të cilat më së shumti lejohet të pihen 150ml në ditë, për shkak të sheqerit natyral që përmbajnë.

Si t’i përshtatemi temperaturave të nxehta?

Duhet ta kemi parasysh që gjatë valës së nxehtë ne shpenzojmë më shumë lëngje në trup. “ Temperaturat e larta dhe lagështia e rrisin procesin e avullimit nga lëkura, që nënkupton se djersitemi më shumë. Prandaj duhet ta riplotësojmë më shpesh nivelin e lëngjeve” , ka thënë Kerry, shkruan rtv21.tv.

Nëse bëjmë ushtrime rregullisht, nuk nënkupton që duhet ta ulim nivelin e riplotësimit. Kerry ka sugjeruar zgjedhjen e pijeve sportive, të cilat janë të destinuara për rritjen e lëngjeve në trup, pra janë më hidratuese sesa uji i zakonshëm.

A duhet të pimë shumë ujë?

Mund të pimë shumë ujë, por më vonë na shkakton papërshtatshmëri. “Konsumimi i tepërt i ujit për një kohë të shkurtër mund të shkaktoj mosbalancim të elektroliteve në mëlçi, dhe gjaku bëhet më i holluar”, ka shtuar Kerry.

Cilat ushqime janë hidratuese?

Ushqimet të cilat na ndihmojnë të qëndrojmë më të hidratuar janë: Dredhëza, trangulli, kungulli i njomë, selino, pjepri dhe shalqiri.

A na ndihmon ushqimi dhe pija të freskohemi?

Akulloret, kubet me akull mund të duken si zgjidhjet më të mira për të na freskuar, por në të vërtet ato shkaktojnë më shumë dëme. Në fillim duket se na freskojnë, por kjo ndodhë për një afat të shkurtër dhe si rezultat më vonë do të kemi më shumë nxehtësi.

Loading...