Dita Botërore e lirisë së shtypit, Basha: ‘Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët…’

Kryetari Opozitës Lulzim Basha me anë të një statusi në Facebook iu ka uruar gazetarëve Ditën Ndërkombëtare të Lisisë së Shtypit.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa pas për lirinë e medias.

Mesazhi i kryetarit Basha ditën e lirisë së medias

Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.

Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.

Loading...