Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) bën të ditur se, është përzgjedhur mes organizatave që përfaqësojnë Shqipërinë në një sërë projektesh me fokus ruajtjen e mjedisit dhe ekosistemeve të financuara nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal nëpërmjet programeve Interreg.
“Në Ditën Botërore të Mjedisit, synohet që të gjithë të bëhen më të ndërgjegjshëm dhe më të ndjeshëm ndaj planetit tonë.
FSHZH mbrojtjen e mjedisit e konsideron pjesë të rëndësishme të punës dhe stafi përgjegjës kujdeset në mënyrë të vazhdueshme të monitorojë zbatimin e kritereve të mbrojtjes së mjedisit në të gjitha projektet që FSHZH zbaton për llogari të palëve financuese”, thuhet në njoftimin e FSHZH-së./atsh
Loading...