Dita e Çlirimit, ‘bën bashkë’ Ramën e Metën në Varrezat e Dëshmorëve

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot homazhet në Varrezat e Dëshmorëve në nder të 77 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë në nëntor të vitit 1944.

I pranishëm në ceremony ishte edhe presidenti Ilir Meta, por sërish krerët e shtetit shmangën njëri-tjetrin ashtu si gjatë ditës së djeshme në Vlorë. Këtë herë në mes ishte kryeparlamentarja, Lindita Nikolla e cila mbajti gjithashtu homazhet menjhëerë pas presidentit Ilir Meta. Në fund ishte kryeministri Rama ai i cili u përul para varrezave të dëshmorëve.

Siç duket ndërmjet presidentit dhe kryeministrit, vazhdon “lufta e ftohtë” ku të dy kanë zgjedhur të injorojnë njëri-tjetrin edhe pse në deklaratat e tyre gjatë festive të nëntorit kanë bërë thirrje për bashkim mes klasës politike në këto ditë historike për kombin shqiptar.

Loading...