Edhe në këtë 28 nëntor, Vlora mbetet padyshim epiqendra e festimeve sa i përket 106-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, jo vetëm politika, por edhe qytetarë të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare sot kanë ardhur në Vlorë për të festuar festën mbarëkombëtare.
Vlora mbetet, për një ditë të paktën ndjehet si kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, ndërsa flamujt kuq e zi, janë simbolika me e mirë e kësaj dite.
Sipas qytetarë të ardhur nga Kosova bashkimi i trojeve shqiptare duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
Behgjet Pacolli, zv/ kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës është vlerësuar me titullin Doktor “Honoris Causa” nga universiteti Ismail Qemali i Vlorës. Titulli me i lartë i këtij institucioni dorëzuar Pacollit, pikërisht në 28 nëntor, ditën e 106-vjetorit te pavarësisë së vendit. Behgjet Pacolli e ka cilësuar si një ndër mjaft i madh që i bëhet atij, në një ditë mjaft të shënuar, siç është ajo e pavarësisë.
Fieri
Ndërkohë festim për 106-vjetorin e Pavarësisë ka pasur edhe në qytetin e Fierit. Në këtë qytet për nder të 28 Nëntorit pozita me opozitën janë bërë bashkë për të kremtuar festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qendër të qytetit të fierit.
Më pas deputetë të partisë Demokratike kanë shkuar tek varrezat e dëshmorëve dhe kanë vendosur kurora me lule. Në kuadër të kësaj feste në Fier është hapur edhe një ekspozitë ku janë publikuar dokumentet e 40 firmëtarëve të Pavarësisë . Gjithashtu janë ekspozuar edhe disa piktura të përgatitura nga piktori Arben Morina dhe skulptura nga Haxhi Kalluci.
Korça
Në kuadër të 106-vjetorit të festës së Pavarësisë edhe qyteti i Korçës është përfshirë nga festime. Në Korçë përfaqësuesit politik janë bërë bashkë për 28 Nëntorin të cilët kanë vendosur kurora me lule tek shtatorja e ushtarit të panjohur e cila ndodhet në qendër të qyteti juglindor.
Në këtë ditë të shënuar edhe krerët e komuniteteve fetare janë bashkuar për të festuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Shkodra
Në Shkodër është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit në 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqëruar nga banda frymore e qytetit në sheshin para bashkisë Shkodër u ngrit flamuri kuq e zi.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit u vendosën kurora me lule tek busti i Luigj Gurakuqit, por edhe vende të tjera ku prehen dëshmorët e atdheut. Krahas qyteteve të tjera edhe në Shkodër lokalet e restorantet kanë organizuar mbrëmje festive ku pritet që të festohet deri në orët e vona të natës.
Lezha
Edhe Lezha është bërë pjese e festimeve për 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së vendit. Aktivitetet në nderim të kësaj dite të rëndësishme, nisen me ngritjen e flamurit dhe vendosjen e kurorave me lule pranë obeliskut të Besëlidhjes, ndërsa të pranishëm ishin autoritet lokale, si dhe dhjetëra qytetarë.
Aktivitetet në nderim të festes së flamurit, kanë vijuar më pas me një koncert festiv të organizuar në pallatin e Kulturës ku u përcollën këngë dhe valle patriotike nga artistet e pranishëm./Shqiptarja