Dita e gjashtë e protestës/ Protestuesit marshim të qetë, nuk shënohet asnjë incident

Në ditën e 6-të të protestës, ndryshe nga herët e tjera demostruesit për vrasjen e Klodian Rashës kanë marshuar në mënyrë të qetë.

Qytetarët që kanë filimisht janë mbledhur tek sheshi e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë nuk kanë përdorur sende të forta dhe nuk kanë shkatërruar tabelat apo stacionet e autobuzëve.
Po ashtu qytetarët nuk janë përplasur me policinë dhe kjo e fundit nuk ka përdorur gazlotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.
Ndërkohë, ndryshe nga ditët e tjera sot në protestë kanë marrë pjesë dhe familjarë, sakaq protestuesit dëgjohen duke thënë: Poshtë Diktatura

Loading...