Dita e Krishtlindjes, rritet numri i emigrantëve që hyjnë në Shqipëri, ja sa janë shifrat për 24 orët e fundit

Pandemia Covid-19 nuk i ka ndaluar emigrantët shqiptarë që tu bashkohen familjeve për festat e fundvitit.

Në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në kufirin shqiptarë 1024 qytetarë si dhe 271 mjete.
Ndërsa nga Qafë Thana kanë hyrë 1849 persona, por dhe numri i daljeve pothuajse është i njëjtë, pasi 1821 persona kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut.

Këtë vit krahasur më vitet e tjera numri i emigrantët që vijnë në Shqipëri nga Greqia është më i ulët pasi Greqia në disa zona e ka të ndaluar lëvizjen e personave pasi janë zona te kuqe për shkak të pandemisë dhe kjo e ka bërë të pamundur lëvizjen e emigrantëve që të kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Loading...