Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një mesazh sensibilizimi në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS.
Kreu i Shtetit shkruan se vlerësohet rëndësia që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve nga HIV.
Meta në postimin e tij në Facebook, gjithashtu shkruajti se do të vazhdohen përpjekjet për parandalimin dhe edukimin e të rinjve në përhapjen e kësaj sëmundjeje.
Statusi i Metës
Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, ne vlerësojmë rëndësinë që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve prej saj, solidarizohemi dhe vazhdojmë të bashkojmë përpjekjet tona për të parandaluar duke ndërgjegjësuar dhe përmirësuar edukimin, në veçanti tek të rinjtë, në luftën kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje vërtet të rëndë.
(e.f/BalkanWeb)