Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Meta: Shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me koronavirusin

Presidenti Meta me anë të një mesazhi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve tha se shpreh falënderim maksimal për bluzat e bardha.

Meta deklaron se mjekët e infermierët duhen kujtuar jo vetem në këtë kohë, por edhe gjithmonë, për punën e tyre të palodhur në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.

Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Krenar për ju dhe përherë mirënjohës! 🇦🇱

Loading...