Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, sakrifica e përditshme në shërbim të qytetarëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përcolli një mesazh urimi për secilin nga 13 765 infermierëve të sistemit tonë shëndetësor.

“Të bësh atë që s’e bën dot kush, në një mënyrë që vetëm ti e bën, pavarësisht se çfarë heq!”, tha Manastirliu duke vlerësuar sakrificinë e përditshme të tyre në shërbim të qytetarëve.

Infermierët kanë përfituar nga viti në vit përmirësimin e kushteve të punës dhe këtë vit, morën edhe rritje të pagave me zotimin që do të bëhet edhe më shumë për ta.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” ka punësuar 1161 infermierë, duke rritur transparencën e punësimeve në sistemin e Shëndetësisë.

1161 infermierë janë punësuar me transparencë dhe meritokraci me portalin “Infermierë për Shqipërinë” në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në vend”./atsh

Loading...