Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysajt po kërkon një skuadër tjetër, pasi është shumë pranë përfundimit të kontratës me Napolin. Mediat angleze sportive shkruajnë se Liverpol ka shfaqur interes për shkodranin.
Sipas mediave angleze, ky interes ka nisur që 3 vite më parë, por asëkohe nuk u arrit asgjë. Por, interesi është rikthyer pasi mund ta marrin shqiptarin falas. Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë.
Në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.
Ditë të arta për mbrojtësin shqiptar, kërkohet me ngulm nga Liverpul
Loading...