Është ndarë nga jeta përgatitësi i njohur atletik shqiptar, Gjergji Poloska.
Kjo është bërë e ditur nga kolegu i tij, Fatjon Tafaj, i cili në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook” shkruan: “Qofsh i xhenetit, profesor Gjergji!”
Poloska ka punuar për disa klube në Shqipëri, si Vllaznia, Flamurtari dhe Kukësi.
Për shumë vite, ai ka bashkëpunuar me trajneri Ernest Gjoka, i cili dëshironte ta kishte pjesë të tij, në çdo skuadër që drejtonte.
Gjergji Poloska ishte ndër më të mirët në rolin e tij dhe për këtë arsye, të shumta ishin klubet që e donin.
Loading...