Ditëlindja që u kthye në tragjedi

Ditëlindja u kthye në tragjedi për shkak të një aksidenti të tmerrshëm që tronditit tërë opinionin publik, ku humbën jetën dy adoleshtente pasagjere Danada Tarja dhe Suada Serani nga 17 vjeç dhe u plagosën drejtuesi i mjetit Françesk Shaba18 vjeç dhe dy të rinj të moshës 14 vjeç.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Bërzhitë. 5 adoleshentë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e njërin prej 14 vjeçarëve. Ata po udhëtonin me makinë me targë AA044 LN dhe pasi kishin mbaruar festën po ktheheshin për në banesat e tyre, por shpejtësia e lartë e mjetit dhe lagështira e madhe në rrugë, kanë bërë që makina të dilte nga rruga dhe të përplasej me një shtyllë ndriçimi që ndodhej në krahun e sipërm të rrugës, përplasje kjo që shkaktuar sabotimin e makinës duke e nxjerrë mjetin në anën tjetër të rrugës, ku është u përplasur me një pemë.

Fillimisht ekspertët shprehen se makinë është përplasur nga pjesa e pasme në anën e shoferit duke u sabotuar më pas. Sipas dëshmive të banorëve të zonës të cilët refuzuan të flisnin përpara kamerave, dy adoleshentet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, citon abcnews.

Banorët shprehen se trupat e pa jetë të dy adoleshenteve janë gjetur disa metra larg mjetit për shkak të përplasjes. Po ashtu ata shprehen se një mrekulli i ka shpëtuar 3 adoleshentët e tjerë, pasi sipas tyre aksidenti ka ndodhur rreth orën 23:30 minuta, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur pas orës 24:00.

Drejtuesi i mjetit Françesk Shaba nuk ka pasur patentë për drejtimin e mjetit që ishte në pronësi të babit të tij, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur patenta e të atit.

Aktualisht 18 vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës , jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy 14-vjeçarët e aksidentuar kanë pësuar shembje në trup dhe në kokë.

Loading...