Ditmir Bushati humb njeriun e rëndësishëm: Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një postimi në “Facebook” ka lajmëruar ka se ndërruar jetë në Boston, babai i tij.

Bushati shprehet se i ati u nda nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Postimi i Ditmir Bushatit:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

Loading...