Sophia Loren, diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore feston sot 85-vjetorin e lindjes.
85 vite mbi supe, nga të cilat mbi 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.
Karrierën do ta niste që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie. Katër vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy netë me Kleopatrën”.
Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur kishte xhiruar mbi 40 filma.
Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet ’60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor.
Aktorja italiane më pas iu bashkëngjit edhe Hollywood-it për t’u shfaqur në dhjetëra filma si protagoniste dhe joprotagoniste. /atsh