Divjakë, 45-vjecarin e godet rrufeja në mes të lagunës, humb jetën

Nje 45-vjecar ka humbur jeten teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë. Burime zyrtare nga policia thane se është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...