Kanë përfunduar në tragjedi pushimet e shumëpritura për një familjeje nga Palermo në Detin e Kuq.
Një fëmijë gjashtë vjeçar ka ndërruar jetë dhe babai i tij ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë për shkak të helmimit nga ushqimi.
Antonio Mirabile, 46 vjeç, punonjës i Anas, gruaja e tij Rosalia Manosperti, 4 muajshe shtatzënë dhe djali i tyre 6-vjeçar Andrea, ishin me pushime në një resort në Sharm el Sheik, kur u sëmurën të premten.
Familjarët kanë përjetuar të përziera dhe të vjella të forta të premten e kaluar, ku gjendja e vogëlushit dhe babait të tij janë përkeqësuar.
“Ata villnin pa pushim”, tha për median italiane ‘La Stampa” xhaxhai i gjashtë vjeçarit, i cili dhe ai ndodhej me pushime në këtë resort.
“Fëmija ishte shumë i sëmurë. Dhëndri im mendoi se (u helmua) duke pirë ujë nga pishina. Por nuk mund të ishte vetëm kaq”.
Familjen e vizitoi një mjek vendas, i cili u dha atyre një “zgjidhje normale” intravenoze dhe më pas dhe tre pilula për të trajtuar helmimin nga ushqimi.
“Familja u kthye në dhomë ende me të vjella, gjë që vazhdoi të shtunën në mëngjes. Simptomat nuk u qetësuan. Më pas ata thirrën sërish doktorin, i cili u tha të vizitonin sërish pasdite” është shprehur xhaxhai i 6 vjeçarit.
Në ato moment ai ka thirrur ambulancën dhe familja është dërguar në spital.
“Nipi im ishte në gjendje shumë të rëndë. Mësuam se me gjithë përpjekjet për reanimacion për një orë, mjekët nuk mundën të bënin asgjë”, tha xhaxhai i djalit, i cili vdiq një orë pasi u dërgua në spital duke shtuar:
”Nga ana tjetër, dhëndri im është dërguar në spital pa ndjenja, me simptoma të dështimit të veshkave dhe me probleme me frymëmarrjen” dhe mbetet në gjendje të rëndë.
Xhaxhai i djalit fatkeq ka folur edhe përpjekjet që po bën familja për t’u kthyer në Itali.
Ai është shprehur:
“Ata ishin të siguruar dhe kanë kërkuar që të mund të kthehn me një fluturim privat në Itali, por u duhen raporte mjekësore nga spitali, të cilat nuk po u jepen. Motra ime ka folur me një avokat gjatë gjithë kohës. Në reanimacion, mbërriti një deleguar i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, i cili tha se ata bënë dy analiza toksikologjike dhe përjashtuan helmimin’
Për rastin është vënë në dijeni Ministria e Jashtme e Italisë.
Në të njëjtën kohë, konsullata italiane dhe ambasada italiane në Egjipt thanë se pasi të përmirësohet gjendja e babait dhe spitali të japë dritën jeshile, familja do të riatdhesohet në Palermo me shpenzimet e shtetit, ndërsa po hetohet për të konstatuar shkaqet që kanë çuar në vdekje gjashtëvjeçarin.