Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishim dëshmitarë të një propozimi për martesë midis dy të rinjve, Blerianit dhe Juelës.
Ata ishin njohur para tre vitesh dhe menjëherë Bleriani ishte magjepsur pas Juelës.
Bleriani dëshironte që Juela të mos e harronte kurrë propozimin e martesës dhe për këtë arsye kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur”, për të organizuar një lojë. Pjesë e lojës ishte një aktore, e cila i rrëfeu Juelës se ajo dhe Bleriani kishin një lidhje prej gjashtë muajsh.
Pavarësisht se Anxhela solli edhe prova për lidhjen e tyre, Juela nuk e besoi.
Në një moment moderatorja e programit, Arbana Osmani i kërkoi Juelës që të largohej nga studio, pasi Anxhela kërkonte që të bisedonte vëtëm me Blerianin.
Kur Juela u kthye në studio, Bleriani u ul në gjunjë dhe i tha: ’”Më fal që të bëra të kalosh këtë, ti je gjithçka për mua.
A do të martohesh me mua ?”. Ne fund program i dhuroi çiftit një udhëtim, destinacionin e të cilit do ta zgjidhnin ata vetë.