Djali i erdhi në jetë para kohe në Gjermani, historia që përloti kandidaten e PS

Mbrëmja e sotme e “E ardhmja është vajzë” solli në studio dy vajza të reja të politikës të cilat kandidojnë për PS dhe PD në Vlorë dhe Tiranë.

Lediana Fratari dhe Laura Ferati veç prezantimit të tyre si figura që do të sjellin frymë të re në politikë, treguan gjithashtu edhe histori frymëzuese nga jeta e tyre personale.

Laura Ferati tregoi historinë e ardhjes në jetë të të birit i cili lindi para kohe në vend të huaj në Gjermani.

Eshtë e çuditshme në fakt se si një nënë bëhet e fortë për të përballuar edhe ndërhyrjen kirurgjikale të të birit vetëm pak ditë pasi erdhi në jetë edhe pse nuk peshonte as 800 gramë.
Megjithatë Laura ja doli, djali sot gëzon shëndet të plotë dhe mesazhi që ajo dha për nënat ishte të mos dorëzohen kurrë.

Gjatë ditëve të vështira, Laura njohu gjithashtu edhe mirësinë e një familjeje që jetonte në Gjermani të cilat tashmë janë edhe familja e saj. Ata vendosën ta surprizonin në rubrikën “Djemtë e jetës sime” me një videomesazh i cili po ashtu e përloti kandidaten e Vlorës për Partinë Socialiste.

Loading...