Djali i shoferit të autobusit i jep fund dyshimeve: Ku e gjeta trupin e babait tim…

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 44 pasagjerë që ishin në autobusin që po ktheje nga Stambolli drejt Maqedonisë së Veriut.

Shoferi i dytë i autobusit të djegur në autostradën e Strumës quhet Kadri Memedi. Djali i tij, Besari, i tha BNT-së se trupi i të atit u gjet në repartin e fjetjes, një vend i dedikuar për pushimin e shoferëve të autobusave që bëjnë linja të gjata. Ai thotë se babai i tij nuk ka qenë në timon gjatë rrugës së kthimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Besari ka shkuar në Bullgari për të identifikuar trupin e të atit, ndërsa tregon se Kadriu kishte më shumë se 20 vite përvojë si shofer. Ai udhëtonte shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i njihte rrugët. Autobusi ishte teknikisht në rregull, sipas djalit të tij.

Besari pretendon se Besa Trans ka një shërbim edhe në Turqi. Ai tregon se me babain kishte folur një ditë përpara aksidentit, ndërkohë që thotë se në autobus nuk lejohej asnjë bagazh i rrezishëm, dhe aq më pak lëndë piroteknike apo karburant.

Sipas tij autobusi ku ndodhi dhe incidenti kishte vetëm 3 vite që lëvizte në rrugë.

Nga lista e të mbijetuarve të aksidentit, sipas Besarit, i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa Trans”-it është Shadi Naufal Saleh. Ky i fundit në mënyrë të mistershme është zhdukur pas aksidentit.

Dy doganierë u pushuan nga puna pasi nga kontrolli fillestar i Agjencisë Doganore rezultoi se ata nuk kishin kryer kontrollet e duhura në kufi.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vd ekurit. Familjarët presin që trupat e vik timave të transportohen nga Bullgaria.

SHQIPERIA IME

Loading...