Djali mbetet jashtë formacionit, babai kërcënon me jetë shefin e sektorit të të rinjve

Kërcënimet apo presionet janë një nga plagët e mëdha të futbollit në kurriz të atyre që vertetë e meritojnë të luajnë.

Kësaj situate nuk i shpëton as futbolli italian, pasi së fundmi një prind ka kërcënuar shefin e sektorit të të rinjve të Avelinos, me qëllim që fëmija i tij të ishte pjesë e formacionit. Për këtë ai është kërcënuar me jetë.

“Do të presë kokën dhe do e fus në një valixhe nëse trajneri nuk e aktivizon djalin tim”, ishin fjalët që ishin shkruar në letrën drejt Xhuliano Kapobiankos dhe gjithashtu më pas ishte sulmuar nga një prind i një lojtari të U17.

Mediat italiane theksojnë se kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ka ndodhur në këtë klub, teksa policia e zonës ka nisur me hetimet.

Loading...