Djali mbyti nënën me plastmas, babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit, i cili mbrëmjen e djeshme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.
Prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.

Mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur debat.

Loading...