Djegia e makinës në Vlorë, autorët janë dy fëmijë 9-vjeçarë. Ja çfarë ka ndodhur

Zbulohen detajet e para lidhur me makinën e djegur në Vlorë, në parkim. Mësohet se mjeti tip “Renault” është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.
“Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Loading...