Amarda Toska e njohur si Ami është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Ajo po bën disa kohë që është shkpëputur nga ekrani, duke u fokusuar më shumë te biznesi.
Mirëpo, së fundmi si rrallëherë, Ami ka vendosur të bëjë një mini-intervistë në Instagram.
Moderatorja i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë, por njëra prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendjen. Një nga ndjekësit e ka pyetur Amin nëse do të futeshe ndonjëherë në politikë dhe përgjigja e saj ka qenë e drejtëperdrejtë.
“Do futeshe ndonjëherë në politikë?”, i ka shkruar ndjekësi.
“Nuk mendoj që e bej dot… Më lodh shumë “fasada” gjithë kohës…”, është përgjigjur Amarda Toska.
Loading...