Ndër çiftet më të përfolura dhe të ndjekur të momentit padyshim ka qene Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Disa ditë më parë Trixa nuk pranoi të darkonte me Donaldin, pas hatërmbetjeve mbi batutat e këtij të fundit me Mamaqin.
Nuk kanë qenë të pakta vështirësitë që ka hasur kengëtarja në lidhje me marrëdhënien e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Komentuesit kanë qenë shumë të irrituar pas daljes së Trixës, gjë që ë ka mërzitur mjaft këngëtaren. Ka pasur mjaft thathetheme mbi ikjen e Trixës në Dubai pasi u mërzit me Donalin. Megjithatë këngëtarja ka bërë më dije se do të jëtë ë pranishme në finale dhe do të mbështes të dashurin e saj.
Kështu çifti do të ketë mundësi të zgjidhë nga afër konfliktet e fundit, përpara se të shpallet fituesi. Ndërkohë në media javë më parë ka qarkulluar online edhe lajmi se Bora Zemani do të hynte në shtëpi finalen e Big Brother.
Por moderatorja e “Përputhen” nuk e ka pranuar këtë ftesë që fillimisht, duke mbyllur njëherë e mirë kapitullin e Donaldit. Ndërkohë finalja e madhe e Big Brother do të mbahet nesër, duke premtuar spektakël, por edhe përballje të mëdha.