Do jetoj me frymën tënde, se timen ty ta lidha shall. Nëse gomonja do të shembet, ti hidhe litar përmbi valë – Nga Violeta Hoxhaj Hysenaj (Krijuesit e Labërisë)

Do pres – Violeta Hoxhaj Hysenaj

Le t’i fikë dritat qyteti,
Buzë detit,rrënjë do hedh unë;
Lotin të ma përkund djepi
I dallgëve,që ngrihen me shkumë.

Do jetoj me frymën tënde,
Se timen ty, ta lidha shall,
Nëse gomonja do të shembet,
Ti hidhe litar përmbi valë.

Do pres një shishe me një letër,
E letra të shtrëngojë ca fjalë,
Se hëna lart duket e verbër,
Të më thotë:doli i gjallë!

Me iso valësh gjer në re,
Do e ngre zërin gurgullimë,
Se jam e lumit rrëke,
Derdhur nga kroi i fshatit tim.

Këtu,do e ndërtoj shtëpinë,
Do pres shishen,me domosdo!
Nëse vjen,më gjen dafinë,
Sepse Apollos i thashë,jo!

Violeta Hoxhaj
Bologna 30.4.2019

Njoftim : Portali www.laberianews.com në kuadër të nismës “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me kosto minimale/simbolike) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.

Kush është i interesuar të ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në: E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/

Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:

http://ademnuhaj.laberianews.com/
http://rudinapapajani.laberianews.com
http://zilfomuco.laberianews.com/
http://pajtimgraci.laberianews.com/

Loading...