Trahanaja shije e ngrohte mengjesi!
Trahanaja është përgatitur në fund të verës në mënyrë që të shijohet gjatë gjithë dimrit! Edhe ata që nuk kanë trahana të përgatitur vetë mund të përdorin atë të gatshmen që megjithëse nuk shijon njësoj, ngroh mëngjeset e dimrit. Në zona të ndryshme të Shqipërisë, trahanaja përgatitet në mënyra të ndryshme. Disa e bëjnë me qepë, të tjerë me lëng mishi…Po ju sjellim variantin klasik që është edhe më i përshtatshmi për vaktin e mëngjesit!
Përbërësit për 4-5 persona:
Rreth 1 lt ujë
5-6 lugë të plota trahana
2 lugë gjalpë
Pak vaj ulliri
Djathë të bardhë të thërmuar
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe shkrijmë gjalpin dhe shtojmë pak vaj ulliri. Hedhim trahananë dhe e kaurdisim për 3-4 minuta. Fillojmë të shtojmë ujin, gradualisht, në mënyrë që të mos krijohen kokrriza por trahanaja të shkrijë e të bëhet në formë kremoze. Coptojmë bukën dhe e shtojmë në tenxhere pasi ta kemi hequr nga zjarri. Hedhim djathin e thërrmuar nëpër pjata dhe pak vaj ulliri. Konsumohet e ngrohtë!