Copat e raketës kineze Long March-5B po enden në orbitë dhe pritet që të futën në atmosferën e Tokës në orët e para të së dielës.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar se “zona e rrezikut” përfshin Nju Jorkun, Afrikën, Australinë, Japoninë, Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.
Sipas CNN, lajmi mirë është se mbetjet e raketës prej 22 tonësh dhe rreth 100 metra të gjatë paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë personale të qytetarëve.
Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit, u shpreh:
“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël, por jo i papërfillshëm.
Ekziston mundësia, por duhet theksuar se rreziku është shumë i vogël. Kështu që, unë do ta bëja gjumin rehat dhe nuk do të shqetësohesha”.
https://youtu.be/tjEfpRAt0MA