Do të hetohet për videot në ‘Tik-Tok’, kush është kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, në 2019 liroi Viktor Ymerin e bandës së ‘Gaxhait’

Enkeleda Kapedani është gjyqtarja e cila liroi Viktor Ymerin, anëtarin e bandës së ‘Gaxhait’ i cili akuzohej për dy vrasje.

Sot Kapedani është kryetare e Gjykatës së Elbasanit dhe do të hetohet për disa video që ajo ka bërë nga brenda ambienteve të Gjykatës dhe i ka hedhur në ‘Tik-Tok’.
Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999.

Ymeri ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Caushit. Ymeri njihej ndryshe dhe si ‘Tori i Xhihanes’.

Loading...