“Do të jetojmë edhe ne, në Republikën e Ligjit dhe jo në pseudorepublikën e krimit dhe të korrupsionit, të drejtësisë së munguar dhe të gangësterve.Kjo kohë po mbaron!

Disa nga gjyqtaret dhe prokuroret qe jane ne pragun e vetingut po nxitojne te largohen nga sistemi, si edhe bene disa prej tyre ne krye te heres…Mendojne dritshkurterisht se mund t’ja hedhin dhe nuk do jene subjekte te rivlersimit.

Pra pas 30 apo kusur vitesh krejt befas ai apo ajo iken, le profesionin, invetsimin e jetes dhe thote: Une po largohem per kete apo ate shkak sepse arsye nuk ka ne motivacionet e tyre.
Ata duhen te kene te qarte se ne nje nga kerkesat e Parlamentit Gjerman per hapjen e negociatave eshte dhe kerkesa per te derguar perpara drejtesise edhe ata qe nuk pranuan vetingun…

Keta mendojne se xhamia e tyre do te futet ne thesin e tyre te grisur! ….Pasuria e tyre do te hetohet, qofte ajo ne pasuri monetare qofte pasuri fizike ne troje shtepi apo mjete, madje brenda dhe jashte Shqiperise.

Disa prej tyre me vendimet qe kane mare jo vetem nuk kane dhene drejtesi, por kane demtuar historine e vendit, demokracine dhe institucionalizmin, sepse kane demtuar pasurite kombetare, pronat publike dhe ato private familjare dhe individuale si dhe Rule of Law…

Pergjegjesite e tyre jane tashme jo vetem penale por edhe perpara historise se atdheut…
Anija e tyre po mbytet dhe vrapohet te dilet ashtu si bejne brejtesit kur e kuptojne qe fundi i anijes po fundoset….Ky fund disi i vonuar do vinte, do te jetojme edhe ne, ne Republiken e Ligjit dhe jo ne pseudorepubliken e krimit dhe te korrupsionit, te drejtesise se munguar dhe te gangesterve….! Kjo kohe po mbaron…!
pkabo 5 nentor 2019

Loading...