Do të lundrojë pa ndërprerje dhe pa ndihmë rreth e qark botës,i vetëm, me varkë

Marinari vjenez, Norbert Sedlacek filloi sërish një përpjekje për të lundruar nëpër botë duke filluar nga bregu i Atlantikut francez.

Marinari 57-vjeçar planifikon të lundrojë pa ndërprerje dhe pa ndihmë rreth e qark botës.

E gjithë rruga është afërsisht 34 000 milje detare (63 000 kilometra).

Eksperti do të përdorë anijen ”Open 60AAL”, një anije e bërë nga materiale plotësisht të ricikluara.

Sedlacek u përpoq që në fillim të vitit 2018, por u detyrua të ndalet pas tre ditësh për shkak të problemeve teknike.//atsh

Loading...